Shqipëri, u mbyll procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki

Në pesë bashki të vendit Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik u mbajtën këtë të diel zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, transmeton Euronews. 473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët patën mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur, […]

Shqipëri, u mbyll procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki
Zgjedhje në Shqipëri. Foto nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (Facebook)

Në pesë bashki të vendit Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik u mbajtën këtë të diel zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, transmeton Euronews.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët patën mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur, sipas Kodit Zgjedhor, u mbyll zyrtarisht procesi i votimit.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë; në Berat mbi 82 mijë; në Cërrik afro 39 mijë; në Mat 29 mijë; ndërsa në Tepelenë 12 mijë. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por ka mbështetur kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 efektivë policie, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe qendrat e votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja ka qenë 18.55%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Një ndër arsyet kryesore të këtij niveli të ulët është moti i keq, që ka përmbytur disa rrugë në Vlorë, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët vetëm 12%.

Në Berat pjesëmarrja ka qenë 19.84% (4,557 zgjedhës), në Cërrik 23.49% (1,467 qytetarë), në Mat 39.99% (4,019 zgjedhës) dhe në Tepelenë 32% (965 votues).

Me mbylljen e qendrave të votimit, procesi tashmë pritet të vijojë me numërimin e votave në secilën bashki.