Shqipëria tejkalon mesataren e vendeve të BE-së me rritje të ndjeshme të trafikut ajror
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar mbi 2 milionë pasagjerë, një shifër që tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe fuqizimin e saj në tregun ajror rajonal. Të dhënat e fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI Europe) tregojnë se Shqipëria ka […] The post Shqipëria tejkalon mesataren e vendeve të BE-së me rritje të ndjeshme të trafikut ajror appeared first on Albinfo.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar mbi 2 milionë pasagjerë, një shifër që tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe fuqizimin e saj në tregun ajror rajonal.
Të dhënat e fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI Europe) tregojnë se Shqipëria ka shënuar një rritje prej 9.1% të trafikut ajror krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky ritëm e vendos vendin mes atyre që kanë performuar më mirë në Evropë, veçanërisht në krahasim me vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Raporti thekson se aeroportet jashtë tregut të BE-së kanë përjetuar një rritje mesatare prej 5.7% të trafikut të pasagjerëve. Brenda këtij grupi, përveç Shqipërisë, rritje të larta janë shënuar në Moldavi (56%), Bosnjë e Hercegovinë (41.7%), Kosovë (15.6%) dhe Gjeorgji (85%). Ndërkohë, Turqia ka mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa Rusia ka shënuar rënie të mëtejshme të trafikut ajror, përcjell albinfo.ch.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Shqipëria po promovon gjithnjë e më shumë turizmin dhe lidhjet ndërkombëtare, duke reflektuar një ndikim të drejtpërdrejtë në fluksin e udhëtarëve që përdorin aeroportin kryesor të vendit.
The post Shqipëria tejkalon mesataren e vendeve të BE-së me rritje të ndjeshme të trafikut ajror appeared first on Albinfo.