Shqyrtohet ankesa e mbrojtjes për vëllezërit Vllasaliu që u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit
Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e mbrojtjes për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun. Ata kërkojnë ndryshimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Shkalla e parë i shpalli ata fajtorë në muajin maj. Sipas aktgjykimit, vëllezërit Vllasaliu janë përgjegjës për […] The post Shqyrtohet ankesa e mbrojtjes për vëllezërit Vllasaliu që u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit appeared first on ATV.
Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e mbrojtjes për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun.
Ata kërkojnë ndryshimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Shkalla e parë i shpalli ata fajtorë në muajin maj. Sipas aktgjykimit, vëllezërit Vllasaliu janë përgjegjës për “Vrasje të rëndë” dhe “Dëmtim të kufomave”, vepra të kryera në bashkëkryerje dhe me qëllim të përfitimit pasuror.
Prokuroria Themelore në Prishtinë pretendon se planifikimi për vrasjen e Rexhepit kishte nisur në fillim të vitit 2021.
The post Shqyrtohet ankesa e mbrojtjes për vëllezërit Vllasaliu që u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit appeared first on ATV.
