Si ta dalloni melankolinë nga depresioni sezonal
Ndërsa për disa njerëz netët më të gjata dhe ditët më të ftohta sjellin një atmosferë të këndshme dhe mundësi për relaksim, për të tjerë kjo periudhë përfaqëson të kundërtën – fillimin e depresionit sezonal Për ata që më shumë shijojnë diellin dhe detin, vjeshta dhe dimri shpesh janë periudha të depresionit sezonal, i njohur […] The post Si ta dalloni melankolinë nga depresioni sezonal appeared first on Konica.al.
Ndërsa për disa njerëz netët më të gjata dhe ditët më të ftohta sjellin një atmosferë të këndshme dhe mundësi për relaksim, për të tjerë kjo periudhë përfaqëson të kundërtën – fillimin e depresionit sezonal
Për ata që më shumë shijojnë diellin dhe detin, vjeshta dhe dimri shpesh janë periudha të depresionit sezonal, i njohur edhe si çrregullim sezonal i humorit, depresion dimëror apo çrregullim afektiv sezonal (SAD). Është një formë depresioni që shfaqet në varësi të stinës, më shpesh gjatë vjeshtës dhe dimrit, megjithëse, më rrallë, ekziston edhe depresioni sezonal i verës.
Rreth pesë për qind e popullsisë në vendet e zhvilluara vuan nga depresioni sezonal, dhe ky përqind është më i lartë në rajonet veriore ku dimrat janë më të gjatë dhe më të ashpër.
Pse shfaqet depresioni sezonal
Sipas ekspertëve, shkaku kryesor është mungesa e dritës natyrore gjatë muajve të ftohtë. Ndryshimet që ndodhin me ditët më të shkurtra ndikojnë në ritmin cirkadian të trupit, ndërsa të ftohtit dhe mungesa e aktivitetit fizik për shkak të motit të keq mund të përkeqësojnë më tej humorin.
Si të përballeni me depresionin dimëror
Depresioni sezonal prek më shpesh gratë sesa burrat dhe shfaqet kryesisht tek të rriturit e rinj. Personat që tashmë kanë diagnozë të depresionit apo çrregullim bipolar janë më të prirur ndaj këtij çrregullimi. Rreziku është më i lartë edhe tek ata që kanë histori familjare të sëmundjeve mendore, pasi depresioni sezonal mund të ketë një komponent trashëgues.
Ashtu si çdo formë tjetër depresioni, çrregullimi afektiv sezonal ndikon jo vetëm në humor, por edhe në aspekte të tjera të jetës. Mund të shkaktojë ndjenja të pashpresësisë, pavlerësisë, irritimit apo fajit, të shoqëruara me lodhje, mungesë energjie dhe humbje interesi për aktivitete që dikur sillnin kënaqësi. Përveç ndryshimeve emocionale, mund të shfaqen edhe simptoma fizike si dhimbje koke, ngërçe apo shqetësime të tretjes, transmeton Telegrafi.
Simptomat e fshehta të depresionit sezonal
Depresioni, në shumicën e rasteve, nuk është i dukshëm apo i zhurmshëm, simptomat janë shpesh të fshehta dhe të vështira për t’u dalluar. Në rastin e depresionit sezonal, ato mund të zgjasin me muaj dhe të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Ja pesë shenja të buta që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij:
Nuk mund të përqendroheni
Vështirësitë në përqendrim janë një simptomë e zakonshme e depresionit sezonal. Detyra të thjeshta si blerja e ushqimeve apo përfundimi i punës kërkojnë më shumë përpjekje dhe energji.
I shmangni shoqëritë dhe ngjarjet sociale
Nëse gjithnjë e më shpesh zgjidhni të qëndroni në shtëpi në vend që të dilni, kjo mund të jetë shenjë e depresionit sezonal. Tërheqja nga të tjerët dhe ndjenja e “letargjisë dimërore” tregojnë ndryshime në humor.
Ritmi juaj ditor ka ndryshua
Depresioni sezonal mund të prishë ciklin e gjumit dhe ushqimit, disa njerëz flenë dhe hanë më shumë se zakonisht, ndërsa të tjerët humbasin oreksin dhe kanë vështirësi për të fjetur. Çdo ndryshim i papritur në rutinë meriton vëmendje.
I shmangni marrëdhëniet intime
Ulja e dëshirës seksuale ose largimi nga intimiteti mund të jenë shenja të humorit të ulët. Personat me depresion sezonal shpesh mbyllen emocionalisht dhe shmangin afërsinë me të tjerët.
Nuk i ndani sytë nga telefoni
Përdorimi i tepruar i telefonit mund të jetë mënyrë për t’u larguar nga realiteti. Nëse shpesh kontrolloni ekranin në vend që të komunikoni me njerëzit përreth, ndoshta po përpiqeni të shmangni ndjenja të pakëndshme që lidhen me depresionin sezonal.
Si trajtohet depresioni sezonal
Fatmirësisht, ka mënyra të shumta për ta mbajtur nën kontroll. Ndihmon të qëndroni aktivë shoqërisht, të dilni rregullisht në ajër të pastër dhe të shtoni në ditën tuaj rutina të vogla e të këndshme si ecja, mbajtja e një ditari apo ndonjë hobi relaksues.
Nëse, pavarësisht këtyre përpjekjeve, ndiheni gjithnjë e më keq dhe e keni të vështirë të kryeni detyrat e përditshme, është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e një mjeku apo terapeuti.
Mbështetja profesionale mund të përfshijë terapi bisedash, antidepresantë ose terapi me dritë, e cila ndihmon në kompensimin e mungesës së rrezeve të diellit. Po ashtu, shtesat me vitaminë D mund të jenë të dobishme, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
The post Si ta dalloni melankolinë nga depresioni sezonal appeared first on Konica.al.
