Simptomat që tregojnë se diçka nuk shkon me trupin tuaj

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë tregues për shumë gjëra, duke përfshirë kancerin endokrin. Kështu që, është më mirë të kontrolloheni nga mjeku që në fillim, nëse vëreni se po bini nga pesha. Gjakderdhja vaginale është po ashtu një simptomë që nuk duhet marrë lehtë pasi është tregues kryesor i kancerit të mitrës. […] The post Simptomat që tregojnë se diçka nuk shkon me trupin tuaj appeared first on Konica.al.

Simptomat që tregojnë se diçka nuk shkon me trupin tuaj

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë tregues për shumë gjëra, duke përfshirë kancerin endokrin. Kështu që, është më mirë të kontrolloheni nga mjeku që në fillim, nëse vëreni se po bini nga pesha. Gjakderdhja vaginale është po ashtu një simptomë që nuk duhet marrë lehtë pasi është tregues kryesor i kancerit të mitrës. Megjithëse kanceri i mitrës është i rrallë, diagnoza e hershme është çelësi, pasi nëse sëmundja përparon, është shumë më e vështirë të trajtohet. Rënia e flokëve në dush nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Por nëse jeni duke vënë re një ndryshim të rëndësishëm në trashësinë e flokëve tuaj dhe po humbisni më shumë fije se zakonisht, ky mund të jetë tregues i një problemi tjetër. Çështjet më serioze janë një çrregullim endokrin ose autoimun si sëmundje tiroide ose lupus. Natyrisht, mund të jetë gjithashtu diçka më e lehtë, si një mangësi vitamine, prandaj sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj.

Nga ana tjetër fillimi i një dhimbjeje koke mund të mos thotë shumë gjëra, por kur dhimbja është aq e rëndë ose kronike, mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Ndonjëherë, rregullimi është i thjeshtë, mjafton të modifikoni dietën tuaj ose të flini më shumë, por mund të ketë raste kur diagnoza është shumë serioze dhe shkak për dhimbjen mund të jetë një goditje truri apo edhe tumor.

The post Simptomat që tregojnë se diçka nuk shkon me trupin tuaj appeared first on Konica.al.