Sistemi i ri për hyrje në BE problem për transportuesit, turistët dhe punëtorët sezonal
Sistemi i ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen, i cili gradualisht po zbatohet nga 12 tetori, krijon probleme për transportuesit. Ai mund të ndikojë edhe te agjencitë turistike dhe punëtorët sezonal, sidomos nëse qëndrojnë më gjatë se 90 ditë të lejuara, raporton TV21. “Ata që duan të abuzojnë me hyrjen e lirë në […]
 
                                
Sistemi i ri për hyrje dhe dalje nga zona Shengen, i cili gradualisht po zbatohet nga 12 tetori, krijon probleme për transportuesit. Ai mund të ndikojë edhe te agjencitë turistike dhe punëtorët sezonal, sidomos nëse qëndrojnë më gjatë se 90 ditë të lejuara, raporton TV21.
“Ata që duan të abuzojnë me hyrjen e lirë në BE dhe të qëndrojnë më shumë se 90 ditë, menjëherë do të bllokohen, pra do të regjistrohen dhe do të ndalohet hyrja e mëtejshme për një periudhë të caktuar. Kërkesa për punë ka rënë ndjeshëm, sidomos në vendet që tradicionalisht janë tërheqëse për punësimin e qytetarëve të Maqedonisë. Gjermania pothuajse nuk ka oferta pune tani. Italia kërkesa për punëtorë është shumë e ulët”, deklaroi Zoran Koçovski, pronar i “kouzon”.
Biljana Muratovska nga Asociacioni Tranprotues Makam-Trans theksoi se çmimet e transportit, kur përdoren transportues gjerman, bullgar ose të tjerë do të rriten.
Arkan Kerim, kryetari i Odës së turizmit dhe Shërbimit vlerësoi se tur-operatorët dhe agjencitë do të kenë vështirësi sidomos për udhëtimet e tyre në Greqi. Ai kërkoi shtyrjen ose heqjen e sistemit të ri EIAS, duke theksuar se regjistrimi online do të kushtojë 20 euro, për një familje me katër anëtarë do të jetë 80 euro
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  