“S’ka puls më” – Gjesti nis t’i humb ndjekësit pas sjelljes skandaloze dhe fëmijërore me Eglin
Në Prime-in e kaluar të Big Brother VIP Albania banorët arritën të shohin disa video ku ish-banorja e BBVK Xheneta Fetahu fliste për Gjestin dhe marrëdhënien e tyre disi të lënë pezull. E pas kësaj një reagim i fuqishëm erdhi nga Egli, e cila deklaroi hapur se do të tërhiqet nga marrëdhënia që ka krijuar…

E pas kësaj një reagim i fuqishëm erdhi nga Egli, e cila deklaroi hapur se do të tërhiqet nga marrëdhënia që ka krijuar me Gjestin.
Gjesti atë natë tentoi të sqarohej me Eglin, por kjo e fundit refuzoi.
Por zhvillime të tjera pati mbrëmë në këtë shtëpi. Banorët kishin për obligim të shkruanin letra dashurie, dashurisë së tanishme, asaj të shkuarës apo thjesht dikujt që kanë dashur.
Gjesti kishte shkruar letër për dikë tjetër, e që emri i niste me D (në publik menduan se ndoshta i dedikohej Diellzës), e njohur si ish e dashura.
Por ai refuzoi ta lexoj letrën pasi dëgjoi atë të Eglit plot dashuri që i kushtohej atij.
Pas kësaj Egli vazhdimisht tentoi t’i fliste, iu afrua madje disa herë edhe duke e kapur fizikisht, por ky i fundit refuzoi të fliste dhe assesi nuk pranoi t’i afrohej.
Madje në disa raste e refuzoi aq keq saqë sjelljet e tij u kritikuan nga publiku.
E kjo siç duket po lë shenjë edhe në publikun e gjerë të Gjestit e tek fansat që arriti të ketë brenda një kohe shumë të shkurtër, transmeton
Profili i Gjestit në Instagram pësoi rënie të madhe të ndjekësve.
Nga shifrat e mëdha që kishte në ndjekës tani ato kanë rënë mjaftë shumë, e natyrisht se kjo duhet ta shqetësojë atë dhe gjithë ata që vazhdojnë ta përkrahin.
Mbetet të shihet se cila do të jetë rruga që do ndjekë Gjesti ditët e ardhshme në lojën e bigut./