Skandali, Waltz merr përgjegjësinë/ Këshilltari i sigurisë: Nuk di si gazetari hyri në grupin e Signal
Në një intervistë për Fox News, Michael Waltz këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën Trump deklaroi se ai merr përgjegjësi të plotë për krijimin e grupit të komunikimit në Signal, grup ky ku pjesë e tij në mënyrë të gabuar u bë edhe Kryeredaktori i “The Atlanti” Jeffrey Goldberg. Ndonëse mori përgjegjësinë për krijimin e [...]Read More...

Në një intervistë për Fox News, Michael Waltz këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën Trump deklaroi se ai merr përgjegjësi të plotë për krijimin e grupit të komunikimit në Signal, grup ky ku pjesë e tij në mënyrë të gabuar u bë edhe Kryeredaktori i “The Atlanti” Jeffrey Goldberg. Ndonëse mori përgjegjësinë për krijimin e Grupit, Këshilltari I Sigurisë kombëtare tha se nuk e di sesi ky incident ndodhi dhe refuzoi të pranonte që kishte qenë një anëtar i ekipit të tij që kishte shtuar Goldberg në këtë grup komunikimi .
“Shiko unë marr përgjegjësinë për të gjithën këtë. Po isha unë ai që krijova grupin. A eshte kjo që ndodhi e turpshme, epo në fakt po. Por unë dhe Pete Hegseth jemi veteran. Ne i njohim mire këto operacione. Hegseth eshte nje sekretar i shkelqyer. Do të ketë një hetim, do të kuptojmë si ndodhi gjithcka. Kam folur me ekipin e Elon Musk.”
Michael Waltz u shpreh përgjatë intervistës në Fox News se ai nuk e kishte njohur më parë kryeredaktorin e “The Atlantic”. Trump doli në mbrojte të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare mbrëmjen e të martës duke thënë se në këtë grup nuk kishte rrjedhur asnjë informacion i klasifikuar, megjithatë ky pretendim hidhet poshtë duke pasur parasysh se në këtë grup qarkulluan kordinatat e sulmeve ndaj rebelëve Houthi duke vënë në rrezik 40 mijë trupa ushtak Amerikan në Lindjen e Mesme.
Përdorimi i aplikacioneve Komercale të Komunikimit mes zyrtarë të lartë Amerikan që komunikojnë informacione të ndjeshme të Sigurisë Kombëtare është një shkelje ligjore në Shtetet e Bashkuara lidhur me aktin e spiunazhit por jo vetëm. Signal nuk është një aplikacion i miratuar nga Autoritetet Federale për shpërndarjen e informacioneve sensitive.Në këtë aplikacion përdoruesit mund të zgjedhin që mesazhet e tyre të zhduken në cdo kohë dhe të jenë të disponueshme maksimumi deri në 4 javë. Kjo specifikë e tillë shkel dy lidje Federale që kërkon ruajtjen e të dhënave të qeverisë: Aktin e Rregjistrimeve Presidenciale dhe Aktin Federal të Rregjistrimeve./abcnews.al