Snopçe: AKI 125.000 – VLEN 105.000 vota

Halil Snopçe Zgjedhjet përfunduan. Urime të gjithë kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë që u zgjodhën. Uroj që rrethi i dytë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme! Dëshiroj të The post Snopçe: AKI 125.000 – VLEN 105.000 vota appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Snopçe: AKI 125.000 – VLEN 105.000 vota

Halil Snopçe

Zgjedhjet përfunduan. Urime të gjithë kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë që u zgjodhën. Uroj që rrethi i dytë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Dëshiroj të ndaj me ju disa fakte që dalin pas publikimit të rezulteteve:

Fakti 1: Koalicioni AKI ka fituar më shumë Keshilltar në nivel nacional se sa koalicioni VLEN. Numri i pêrgjithshëm i votave êshte 125000 për koalicionin AKI dhe 105000 vota për koalicionin VLEN. Pra, njê dallim prej 20000 votash në favor të AKI.

Fakti 2: Koalicioni VLEN ka më shumë vota pêr kandidatët pêr kryetar Komunash, gjë që dêshmon se pêr zgjedhjen e disave nga ato (si Saraji) kanë ndikuar votat e VMRO-së.

Fakti 3: nuk është bërë pastrim i listave zgjedhore. Kemi qindra të vdekur që ende janë në listat zgjedhore gjë që ndikon ne cenzusin.

Fakti 4: Një tentativë nga qeveria për mospasje të cenzusit në disa komuna (si Vrapçishti).

Fakti 5: Në Komunën e Gostivarit numri i votave që ka marrë VLENI nuk do kishin mjaftuar as për një gjysëm deputeti.

The post Snopçe: AKI 125.000 – VLEN 105.000 vota appeared first on Flaka, në çdo lajm... .