Më 20 tetor do të intervistohen kandidatët e RMV-së për gjykatës në GJEDNJ

Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDN) në Strasburg njoftoi se më 20 tetor 2025 do të mbajë mbledhje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk. Pas mbledhjes, do  të realizohen intervistat që do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe frënge. “Për […]

Më 20 tetor do të intervistohen kandidatët e RMV-së për gjykatës në GJEDNJ
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Foto: SilvanBachmann në Canva

Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDN) në Strasburg njoftoi se më 20 tetor 2025 do të mbajë mbledhje në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Pas mbledhjes, do  të realizohen intervistat që do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe frënge.

“Për shkak të rritjes së transparencës në procesin për zgjedhje të kandidatëve për gjykatës në Strasburg, Komisioni vendosi që intervistomi të realizohet para vëzhguesve të pavarur. Janë thirrur përfaqësues nga organizata joqeveritare “Koalicioni të gjithë për gjykime të drejta” dhe Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) në Strasburg në seancën e dytë që u mbajt më 8 tetor përcaktoi listën e kandidatëve që do të ftohen në intervistë.

Kandidatët që do të thirren për intervistë janë: Ola Ristova, Toni Menkinoski, Natasha Gaber, Jordan Apostolski, Aleksandar Dashteski, Ali Aliu, Ilir Iseni, Jelena Ristiq, Sasho Georgievski, Natasha Boshkova dhe Ana Dangova Hug.

Në Gazetën Zyrtare më 14 prill u publikua shpallja për përzgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg.

Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit aktual të Maqedonisë së Veriut në GJEDNJ, Jovan Ilievski, do të përfundojë në shkurt të vitit 2026.