SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes, shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë për më datë 17 Nëntor seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg me urdhër të SPAK që prej muajit shkurt. Veliaj, të cilin Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e tij si kryebashkiak nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Në […] The post SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes, shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on Ditar.al.

SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes, shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë për më datë 17 Nëntor seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg me urdhër të SPAK që prej muajit shkurt.

Veliaj, të cilin Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e tij si kryebashkiak nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij.

Në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka lexuar parashtrimet dhe ka kërkuar kalimin e dosjes në gjykim, por avokatët e Veliajt kanë kërkuar më shumë kohë.

Për këtë arsye, u vendos që seanca e radhës të mbahet ditën e hënë, më 17 Nëntor, ku do të jepen edhe qëndrimet e mbrojtjes.

SPAK e akuzon Veliajn për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehja e të ardhurave.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe 28 persona e shoqëri, mes tyre edhe socialistja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Mirton Lika.

The post SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes, shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on Ditar.al.