Deklarata e fortë e Berishës: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Berisha hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se mbyll dosjes në këmbim të ryshfeteve. Sipas Berishës, zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur lekët e qytetarëve, i mbyllin dosjet përmes shumave të mëdha me para. Sipas […] The post Deklarata e fortë e Berishës: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete appeared first on Ditar.al.

Deklarata e fortë e Berishës: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Berisha hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se mbyll dosjes në këmbim të ryshfeteve.

Sipas Berishës, zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur lekët e qytetarëve, i mbyllin dosjet përmes shumave të mëdha me para. Sipas Berishës, SPAK është institucioni më i korruptuar në historinë e drejtësisë shqiptare.

“Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt ryshfeteve, prandaj dhe aty kthehen në turshi ato. Zyrtarët që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur i shkojnë dosjet atje i mbyllin përmes ryshfetit.

Në dosjet e Lubi Ballukut janë mbi 2.2 miliardë euro. Lubia do merret e pandehur për 1 milionë euro. Pra e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash. Kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend”- u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

The post Deklarata e fortë e Berishës: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete appeared first on Ditar.al.