SPAK zgjat me tre muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai
SPAK ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj kryebashkiakut socialist të Kolonjës, Erion Isai dhe 5 zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie, të cilët akuzohen për veprat penale: “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Dosja është ndjekur nga prokurori Dritan Prençi dhe përfshin dy tendera […] The post SPAK zgjat me tre muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai appeared first on Ditar.al.
SPAK ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj kryebashkiakut socialist të Kolonjës, Erion Isai dhe 5 zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie, të cilët akuzohen për veprat penale: “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
Dosja është ndjekur nga prokurori Dritan Prençi dhe përfshin dy tendera kryesorë: një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, për të cilën dyshohet se është manipuluar dokumentacioni teknik, me qëllim përfitime të paligjshme.
Mësohet se SPAK ka në dorë bisedat e Isait me vartësit e tij ku tregohen si plotësohen dokumentet ku janë konstatuar dhe shkeljet.
SPAK e ka regjistruar procedimin penal në 29 shkurt të 2024, pas kallëzimeve të bëra në dy raste të ndara nga qytetarët R.N dhe E.Xh, të cilat më pas janë bashkuar për shkak të objektit të përbashkët të hetimit.
Në qendër të skandalit ndodhet kompania A & E Engineering, në pronësi të E.Ç, e cila dyshohet se kishte lidhje të afërta me kryebashkiakun Isai. Sipas dosjes së SPAK-ut, kjo kompani jo vetëm që hartoi projektin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (Loti II), por gjithashtu mbikëqyri vetë punimet, duke krijuar një konflikt të pastër interesi.
The post SPAK zgjat me tre muaj hetimet ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai appeared first on Ditar.al.
