Spektakël në Bazel: Barcelona fiton 5:2 para 36 mijë tifozëve

Spektakël në Bazel: Barcelona fiton 5:2 para 36 mijë tifozëve

FC Basel është mposhtur 5:2 nga FC Barcelona në miqësoren prestigjioze të zhvilluar të dielën në stadiumin St. Jakob-Park, në një atmosferë të jashtëzakonshme para 36 mijë shikuesve.

Stadiumi ishte i mbushur plot për përballjen me gjigantin spanjoll, transmeton albinfo.ch.

Skuadra zvicerane e nisi me guxim takimin dhe në pjesën e parë krijoi disa mundësi të mira. Megjithatë, Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 34-të, kur Adeyemi realizoi pas asistimit të Raphinhas.

Baseli reagoi para pushimit. Në minutën e 43-të, Doucoure shënoi për 1:1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Barcelona riktheu epërsinë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Abdelkarim realizoi në minutën e 50-të për 2:1, ndërsa në minutën e 64-të në fushë hyri Lamine Yamal, i pritur me duartrokitje të mëdha nga publiku në Bazel.

Yamal la gjurmë edhe në rezultat, duke shënuar nga penalltia në minutën e 81-të për 3:1. Vetëm një minutë më vonë, Kezeem Olaigbe realizoi po nga penalltia për Baselin, duke ngushtuar rezultatin në 3:2.

Në minutat e fundit, Barcelona vulosi fitoren me dy gola të Jesse Bisiwu, i cili realizoi në minutat 89 dhe 90 për rezultatin përfundimtar 5:2.

Pavarësisht humbjes, Baseli zhvilloi një paraqitje të mirë përballë skuadrës spanjolle, veçanërisht gjatë pjesës së parë, të cilën e mbylli me rezultat të barabartë.

Miqësorja e së dielës ishte një festë e futbollit në St. Jakob-Park, ku tifozët zviceranë patën mundësinë të shihnin nga afër yjet e Barcelonës, përfshirë Lamine Yamal, Raphinha dhe Dani Olmo.

Ajeti ishte në sulm nga shqiptarët për Baselin, derisa kapiteni Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua fare.

FC Basel – FC Barcelona 2:5 (1:1)

0:1 Adeyemi (34′)

1:1 Doucoure (43′)

1:2 Abdelkarim (50′)

1:3 Yamal (81′, pen.)

2:3 Olaigbe (82′, pen.)

2:4 Bisiwu (89′)

2:5 Bisiwu (90′)

The post Spektakël në Bazel: Barcelona fiton 5:2 para 36 mijë tifozëve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.