Starmer: Britania në “pozitë lufte”, plan miliarda paund për riarmatimin kombëtar
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar të hënën se Mbretëria e Bashkuar do të vendoset në një “pozitë lufte”, duke shpallur një strategji të re ushtarake që synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve mbrojtëse të vendit në një botë që ai e përshkroi si “gjithnjë e më të rrezikshme”. Duke folur përpara publikimit të Rishikimit

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar të hënën se Mbretëria e Bashkuar do të vendoset në një “pozitë lufte”, duke shpallur një strategji të re ushtarake që synon rritjen e ndjeshme të kapaciteteve mbrojtëse të vendit në një botë që ai e përshkroi si “gjithnjë e më të rrezikshme”.
Duke folur përpara publikimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, Starmer tha:
“Nëse doni të parandaloni konfliktin, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të përgatiteni për konflikt.”
Sipas New York Times, plani përfshin investime me vlerë miliarda paund në forcat bërthamore, rritjen e prodhimit të dronëve, krijimin e rezervave të municioneve dhe modernizimin e pajisjeve ushtarake.
Ky angazhim për riarmatim vjen në një kontekst të tensionuar ndërkombëtar – mes agresionit në rritje të Rusisë në Ukrainë, tërheqjes së pjesëshme të SHBA-së nga mbështetja për Evropën, si dhe rritjes së tensioneve globale, veçanërisht në Indo-Paqësor dhe Lindjen e Mesme.
Shpalosja e strategjisë erdhi vetëm pak orë pas një prej sulmeve më intensive ajrore të regjistruara në luftën trevjeçare në Ukrainë, ku dronët ukrainas goditën baza ushtarake thellë brenda territorit rus, çka theksoi edhe më tej nevojën për përgatitje ushtarake të avancuar, sipas qeverisë britanike