Studimi thotë se konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Të ngrënit djathë të paktën një herë në javë mund të ketë përfitime përtej kënaqësisë ushqimore, mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, sipas një studimi të ri të kryer në Japoni. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 8 mijë të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke krahasuar personat […] The post Studimi thotë se konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës appeared first on Sinjali.

Studimi thotë se konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës

Të ngrënit djathë të paktën një herë në javë mund të ketë përfitime përtej kënaqësisë ushqimore, mund të lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, sipas një studimi të ri të kryer në Japoni.

Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 8 mijë të rriturve mbi moshën 65 vjeç, duke krahasuar personat që hanin rregullisht djathë me ata që e konsumonin rrallë ose aspak. Qëllimi i tyre ishte të kuptonin nëse konsumimi i djathit ndikon në shëndetin kognitiv të të moshuarve.

Rezultatet, të publikuara në revistën Nutrients, treguan se ata që konsumonin rregullisht djathë kishin 24% më pak gjasa të zhvillonin demencë gjatë një periudhe trevjeçare, krahasuar me personat që nuk hanin djathë.

Në përfundim të studimit, 3.4% e konsumuesve të djathit u diagnostikuan me demencë, kundrejt 4.45% të atyre që nuk e konsumonin atë. Edhe pse ndryshimi duket i vogël, vetëm 1.06%, ai përkthehet në rreth 10 raste më pak demence për çdo 1 mijë pjesëmarrës.

Studiuesit përdorën metoda statistikore për të marrë parasysh faktorë si mosha, gjinia, shëndeti dhe faktori socio-ekonomik, në mënyrë që rezultatet të ishin sa më të sakta.

Pse djathi mund të jetë i mirë për trurin?

Ekspertët thonë se ekzistojnë disa arsye të mundshme pse djathi mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e trurit.

Sipas studimit, djathi “përmban proteina dhe aminoacide thelbësore që ndihmojnë mirëmbajtjen e neuroneve, si dhe vitamina të tretshme në yndyrë, si vitamina K2, e cila luan rol në shëndetin vaskular dhe balancën e kalciumit”.

Ekzistojnë gjithashtu prova që produktet e fermentuara të qumështit mund të ndikojnë në inflamacionin dhe boshtin zorrë-tru, mekanizma që mendohet se lidhen me rënien kognitive.

“Për më tepër, produktet e fermentuara të qumështit janë lidhur me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike, të cilat njihen si faktorë rreziku për demencën”, thuhet në studim.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se rezultatet nuk duhet të interpretohen si provë përfundimtare se djathi parandalon demencën.

Studimi ishte observacional, që do të thotë se studiuesit kanë vëzhguar vetëm zakonet ushqimore të pjesëmarrësve pa ndërhyrë drejtpërdrejt. Kjo nënkupton se ai tregon një lidhje midis konsumimit të djathit dhe rrezikut më të ulët të demencës, por nuk vërteton se djathi është shkaku i këtij efekti. Faktorë të tjerë, si stili i jetesës, gjenetika ose lloji i djathit të konsumuar, mund të kenë gjithashtu ndikim në rezultatet.

Aktualisht, mbi 50 milionë persona në mbarë botën jetojnë me demencë dhe, sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky numër mund të trefishohet deri në vitin 2050.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi thotë se konsumimi i djathit një herë në javë mund të ulë rrezikun e demencës appeared first on Sinjali.