Sulm me thikë në një shkollë të Francës, vritet një mësues

Një mësues ka mbetur i vrarë dhe me dhjetëra njerëz janë plagosur nga një sulm me thikë, në një shkollë publike në Arras, në veri të Francës. Sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” rreth orës 11 të drekës dhe raportohet se përveç viktimës, kanë mbetur të plagosur rëndë një punonjës i shkollës dhe një […] The post Sulm me thikë në një shkollë të Francës, vritet një mësues appeared first on Ditar.al.

Sulm me thikë në një shkollë të Francës, vritet një mësues

Një mësues ka mbetur i vrarë dhe me dhjetëra njerëz janë plagosur nga një sulm me thikë, në një shkollë publike në Arras, në veri të Francës.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” rreth orës 11 të drekës dhe raportohet se përveç viktimës, kanë mbetur të plagosur rëndë një punonjës i shkollës dhe një mësues tjetër.

Ministri i Brendshëm i Francës ka njoftuar se policia ka ndaluar personin përgjegjës, së bashku me të vëllanë. I arrestuari është një njëzet vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i cili gjatë sulmit bëri thirrjen “Allahu Ekber”.

Presidenti Emmanuel Macron do të udhëtojë drejt shkollës publike ku ndodhi sulmi, teksa policia franceze u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin lëvizjen në zonën e sulmuar dhe mos të përhapin informacione të pasakta në internet për sulmin.

The post Sulm me thikë në një shkollë të Francës, vritet një mësues appeared first on Ditar.al.