Vasili: Rama përdor debatin e rezolutës për të mbuluar tradhëtinë ndaj Kosovës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj seances së sotme parlamentar ku po diskutohet rezoluta për Kosovën. Vasili shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se po humbet koha parlamentare, ku ndërkohë dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për rezolutën është fakt. Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky debat […] The post Vasili: Rama përdor debatin e rezolutës për të mbuluar tradhëtinë ndaj Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.

Vasili: Rama përdor debatin e rezolutës për të mbuluar tradhëtinë ndaj Kosovës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj seances së sotme parlamentar ku po diskutohet rezoluta për Kosovën.

Vasili shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se po humbet koha parlamentare, ku ndërkohë dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për rezolutën është fakt.

Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky debat në parlament po përdoret si kohë për të bërë propagandë në parlament, “me qëllimin për të mbuluar tradhëtinë e tij ndaj Kosovës”.

Postimi i Petrit Vasilit

Po debati per Rezolten perse u dashka kur paska dakordesi?!

Kujt i duhet ky mocion me debat, kur dakordesia qenka arritur?

Perse duhet humbur kohe parlamentare kur dakordesia qenka fakt?

A mos i duhet ky debat Rames dhe rilindjes si kohe per te bere propagande te shpifur ne parlament me qellimin per te mbuluar tradhetine tij ndaj Kosoves?

A mos ky gjoja debat behet sot per ti dhene nje mundesi Rames, qe me ne fund te rikthehet ne Parlamentin, qe ka bojkotuar prej kohesh?

A mos i duhet ky kinse debat Rames per tu paraqitur si njeri, qe pranon konsensusin?

A nuk eshte realisht nje pseudodebat ky i sotmi, ne kushtet qe dakordesia qenka pune e kryer?

A nuk do te mjaftonte nga nje deklarate nga grupet parlamentare, qe qenkan dakordesuar dhe pastaj te kalohej direkt e ne votim?

JO DHE JO PSEUDO-DEBATEVE!

PARLAMENTIT I DUHET DEBAT I VERTETE !

PARLAMENTI DUHET TI KERKOJE LLOGARI QEVERISE PER GRABITJEN MONSTRUOZE TE TAKSAVE TE QYTETAREVE!

PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE PER KRIMINALIZIMIN E QEVERISJES!

PARLAMENTI DUHET TE DABATOJE ME ZERIN NE KUPE TE QIELLIT PER VOTEN E LIRE!

PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE HALLET E QYTETAREVE!

The post Vasili: Rama përdor debatin e rezolutës për të mbuluar tradhëtinë ndaj Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.