Opozita protestë ditën e Samitit?! Sali Berisha sqaron deklaratën nga selia blu
Më 16 tetor, në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit ku do të marrin pjesë liderë nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa, ditë në të cilën u përfol se opozita do të organizonte një protestë. Mesa duket të gjithë janë keqkuptuar nga deklarata e mëparshme e Sali Berishës gjatë mbledhjes së së hënës […] The post Opozita protestë ditën e Samitit?! Sali Berisha sqaron deklaratën nga selia blu appeared first on Newsbomb Albania.

Më 16 tetor, në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit ku do të marrin pjesë liderë nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa, ditë në të cilën u përfol se opozita do të organizonte një protestë.
Mesa duket të gjithë janë keqkuptuar nga deklarata e mëparshme e Sali Berishës gjatë mbledhjes së së hënës në selinë blu kur tha se “Kemi të bëjmë me një regjim, i cili për konjukturat gjeopolitike të kohës, pret me 16 tetor, Samitin e Berlinit. Ne e mirëpresim samitin, pa diskutim, por ne do bëjmë gjithçka për të paraqitur para audiencës së nderuar evropiane, të vërtetat e Edi Ramës dhe regjimit të tij.”
Megjithatë ditën e sotme, gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Sali Berisha ka reaguar ndaj lajmeve dhe ka lënë të nënkuptohet se nuk do të organizohet asnjë protestë nga ana e opozitës ditën e mbledhjes së Samitit të Berlinit.
“Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën. Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës”, u shpreh Sali Berisha.
The post Opozita protestë ditën e Samitit?! Sali Berisha sqaron deklaratën nga selia blu appeared first on Newsbomb Albania.