Manja demokratëve: Halli i vetëm se Rama është 10 hapa para

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kritikuar opozitës për deklaratat dhe sulmet e pandërprera ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Manjës këto sulmet janë vetëm për qëllime politike, pasi edhe Kosovën janë duke e përdorur për qëllime elektorale. Manja shton se Shqipëria ka bërë gjithmonë me dinjitet avokatinë e Kosovës dhe do vazhdojë ta bëjë. “Nga […] The post Manja demokratëve: Halli i vetëm se Rama është 10 hapa para appeared first on Newsbomb Albania.

Manja demokratëve: Halli i vetëm se Rama është 10 hapa para

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kritikuar opozitës për deklaratat dhe sulmet e pandërprera ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Manjës këto sulmet janë vetëm për qëllime politike, pasi edhe Kosovën janë duke e përdorur për qëllime elektorale. Manja shton se Shqipëria ka bërë gjithmonë me dinjitet avokatinë e Kosovës dhe do vazhdojë ta bëjë.

“Nga e gjen guximin Saliu apo dikush tjetër të më drejtojë gishtin mua apo kolegëve të mi dhe të më etiketojë në raport me Kosovën si patriot apo tradhtar? Kjo përdoret si retorikë politike për të shpëtuar në hallet e tij, apo për të dëmtuar qeverinë që nuk po i mund dot me veta. Halli është se pse kryeministri Rama është 10 hapa përpara tyre në politikën e jashtme. Ata veprojnë ekzaktësisht sesi e ka paralajmëruar Rama.

Shqipëria e ka bërë dje dhe e bën edhe sot me dinjitet, avokatinë e Kosovës. Kjo është detyra jonë”, tha Manja.

The post Manja demokratëve: Halli i vetëm se Rama është 10 hapa para appeared first on Newsbomb Albania.