“Takohet me Limajn e në mesnatë thirrë deputetë me i bindë…” – Haziri flet për Kurtin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt. Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’. “Sepse është legjitime me zgjedh format

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt.
Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’.
“Sepse është legjitime me zgjedh format dhe metodë të fushatës negative, zaten nuk duhet me u befasu që ka ofendu me çdo term, sepse tash e 20 vjet e ka bë njëjtë. Sepse Kurti ka qëllim. Qëllimi i tij është kështu: Sot ai e ka marrë parimin, edhe, edhe. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, nuk funksionon kjo punë”.
“Zoti Kurti paradite thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me zotin Fatmir Limaj me bë marrëveshje politike. Në mesnatë thirre deputetë me ia votu Kuvendin dhe Qeverinë”, vijoi tutje ai.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: