Taravari: Valbon Limani dhe Isen Shabani me rezultate rekord

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur rezultatin e arritur nga kandidatët e koalicionit opozitar si The post Taravari: Valbon Limani dhe Isen Shabani me rezultate rekord appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Taravari: Valbon Limani dhe Isen Shabani me rezultate rekord

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke e quajtur rezultatin e arritur nga kandidatët e koalicionit opozitar si një fitore të madhe politike.

“Këto kanë qenë orë të jashtëzakonshme. Duke ju falënderuar për votën tuaj, jam i gëzuar të ndaj lajmin se Valbon Limani dhe Isen Shabani kanë arritur rezultate rekord, të cilat do të certifikohen në raundin e dytë, sepse për shumë pak nuk e kanë plotësuar censusin,” ka deklaruar Taravari.

Ai shtoi se edhe pse Blerant Ramadani ka humbur për një diferencë të vogël, “kjo humbje është vetëm një fraksion përpara suksesit që ky djalë ka dhe do të ketë”. Po ashtu, Taravari përmendi se Nazim Taipi nuk ka arritur të fitojë në Tearcë, por mbetet “një vlerë e shtuar në forcën tonë politike”.

Në fund, Taravari uroi të gjithë fituesit e zgjedhjeve dhe theksoi se Gostivari tashmë është konfirmuar si baza e re e opozitës shqiptare, gjë që, sipas tij, “do të sjellë risi në të gjithë dinamikën politike”. Gazeta Flaka

The post Taravari: Valbon Limani dhe Isen Shabani me rezultate rekord appeared first on Flaka, në çdo lajm... .