Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut që Trump ka mbështetur

Tarifa prej 30% e vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump për eksportet nga Afrika e Jugut pritet të godasë rëndë komunitetin e fermerëve të bardhë, të cilët ai i ka mbështetur publikisht dhe në mënyrë kontroverse. Ndërsa më parë kishte ftuar afrikanët të vinin në SHBA si refugjatë dhe kishte kritikuar qeverinë e Afrikës së Jugut [...]Read More...

Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut që Trump ka mbështetur

Tarifa prej 30% e vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump për eksportet nga Afrika e Jugut pritet të godasë rëndë komunitetin e fermerëve të bardhë, të cilët ai i ka mbështetur publikisht dhe në mënyrë kontroverse.

Ndërsa më parë kishte ftuar afrikanët të vinin në SHBA si refugjatë dhe kishte kritikuar qeverinë e Afrikës së Jugut për “persekutimin” e të bardhëve, e tani politika e tarifave po ndëshkon pikërisht ata që kanë zgjedhur të mbeten në vendin e tyre.

Fermerët si Krisjan Mouton, i gjeneratës së gjashtë në rajonin agrar të Western Cape, shprehen të zhgënjyer: “Nuk ka kuptim të ftojmë fermerët tanë në Amerikë dhe të ndëshkojmë ata që qëndrojnë këtu.” Sipas tij, tarifa e re e bën të papërballueshëm eksportin drejt SHBA-së.

Produktet bujqësore të Afrikës së Jugut si agrumet, vera, soja, kallam sheqeri dhe mishi i gjedhit kishin përfituar më parë nga hyrja pa taksa në SHBA përmes iniciativës “Africa Growth and Opportunity Act”. Me tarifën e re që hyn në fuqi më 1 gusht, përjashtimi përfundon dhe fermerët, sidomos ata të bardhët që zotërojnë rreth 75% të tokës së lirë, do të përballen me pasojat më të drejtpërdrejta.

Drejtori i Shoqatës së Rritësve të Agrumeve në Afrikën e Jugut, Boitshoko Ntshabele, paralajmëron se ndikimi do të jetë i gjerë: “Një tarifë 30% do të çojë fermerët në falimentim. Do të humbasin vende pune, pa dallim race.” Vetëm në zonën e Citrusdal, rrezikohen rreth 35 mijë vende pune.

Ndërsa SHBA përbën vetëm 6% të eksporteve të agrumeve të Afrikës së Jugut, disa zona prodhojnë posaçërisht për këtë treg, dhe transferimi i prodhimit në tregje të tjera është sfidues për shkak të rregullave të ndryshme të cilësisë dhe kontrollit të bimëve.

Qeveria e Presidentit Cyril Ramaphosa është përpjekur të vazhdojë negociatat tregtare me Uashingtonin, duke argumentuar se tarifa është vendosur mbi një keqkuptim të bilancit tregtar mes dy vendeve. Në të njëjtën kohë, eksportuesit kërkojnë të zgjerojnë tregjet në vende si Kina dhe India, megjithëse sfidat mbeten të mëdha.

Nëse tarifa mbetet në fuqi, paralajmëron Andre Nel, drejtor i një nga magazinat më të mëdha të paketimit të agrumeve, situata do të përkeqësohet shpejt: “Fermerët do të falimentojnë. Humbjet e vendeve të punës janë të pashmangshme.” / abcnews.al