Tarifat Trump trondisin botën/ Daci: Presidenti po vepron në mënyrë aventureske, do rritet papunësia në SHBA

Politologu Alban Daci thotë se presidenti amerikan, Donald Trump po vepron në mënyrë aventureske lidhur me vendosjen e tarifave. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Daci u shpreh se tarifat janë vendosur pa u bazuar në një studim, teksoi shtoi se do të rritet papunësia në SHBA. “Nuk ka asnjë lloj studimi të [...]Read More...

Tarifat Trump trondisin botën/ Daci: Presidenti po vepron në mënyrë aventureske, do rritet papunësia në SHBA

Politologu Alban Daci thotë se presidenti amerikan, Donald Trump po vepron në mënyrë aventureske lidhur me vendosjen e tarifave.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Daci u shpreh se tarifat janë vendosur pa u bazuar në një studim, teksoi shtoi se do të rritet papunësia në SHBA.

“Nuk ka asnjë lloj studimi të SHBA që kanë hartuar politikë, kanë arritur në konkluzionin që SHBA duhet të vendosë tarifë doanore. Nuk ka pasur diskutim në opinionin e gjerë publik. Kjo mund të konsiderohet nismë avuentureske nga zoti Trump, president i SHBA. Nuk është hera e parë që janë përdorur tarifa. SHBA kanë pasur politikë të tillë deri në ardhjen e presidentit Wilson. Analistët ndërkombëtarë kanë arritur në konkluzionin se mund të ketë recesion, mbi 60 përqind e ekonomisë amerikane. SHBA kanë hyrë në një qorrsokak që do kenë pasoja të rënda në ekonominë amerikane. Presidenti Trump nuk do ketë mundësi të qeverisë më. Unë besoj se nuk do ta marrë një nismë të tillë. Trump nuk ka trashëgimtar politik, është populist. Politikat doganore që ka vënë Trump, do të kundërpërgjigjen vendet e tjera”, theksoi ai./abcnews.al