Tatuazhet me simbole naziste/ ‘Nuk dihet nëse po ndryshojnë apo po fshihen’

Nga Gazeta “SI”-Javën e kaluar, Graham Platner, demokrat progresist dhe kandidat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, u përball me një valë kritikash në rrjetet sociale. Për t’u përgjigjur, ai bëri diçka që rrallë ndodh në politikë: publikoi në internet një foto të vetes pa bluzë. Fushata e Platner kishte shkuar mirë deri në […] The post Tatuazhet me simbole naziste/ ‘Nuk dihet nëse po ndryshojnë apo po fshihen’ appeared first on Gazeta Si.

Tatuazhet me simbole naziste/ ‘Nuk dihet nëse po ndryshojnë apo po fshihen’

Nga Gazeta “SI”-Javën e kaluar, Graham Platner, demokrat progresist dhe kandidat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, u përball me një valë kritikash në rrjetet sociale. Për t’u përgjigjur, ai bëri diçka që rrallë ndodh në politikë: publikoi në internet një foto të vetes pa bluzë.

Fushata e Platner kishte shkuar mirë deri në atë moment, me mbështetje nga Bernie Sanders dhe figura të tjera të majta. Por situata ndryshoi pasi në rrjet doli një video ku ai kërcente në dasmën e vëllait, ndërsa në gjoks i dukej qartë një tatuazh me kafkë dhe kocka të kryqëzuara, simbol i njohur si Totenkopf, që njihet gjerësisht si shenjë naziste.

Platner thotë se nuk kishte dijeni për kuptimin e tij, pasi e kishte bërë tatuazhin i dehur gjatë shërbimit ushtarak në Kroaci, në të 20-at. Pas zbulimit të kuptimit, ai e mbuloi me një dizajn të ri  një kryq kelt dhe një qen  dhe publikoi foton pa bluzë për ta vërtetuar këtë.

Ky rast mund të duket i pazakontë për një fushatë politike, por për profesionistët e tatuazheve në SHBA nuk është aspak i rrallë. Në mbarë vendin, artistë dhe klinika të specializuara në heqjen me lazer raportojnë gjithnjë e më shumë persona që kërkojnë të fshijnë simbolet e ekstremit të djathtë nga trupi.

Heqja falas e tatuazheve të urrejtjes

Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë disa organizata jofitimprurëse që ndihmojnë falas njerëzit të heqin tatuazhet me përmbajtje urrejtjeje. Një prej tyre është Jails to Jobs, me bazë në Kaliforni, që ndihmon ish-të burgosurit të rindërtojnë jetën. Organizata mban një katalog me mbi 300 programe falas ose me kosto të ulët për heqjen e tatuazheve në 45 shtete dhe disa vende të tjera.

Jo të gjithë që kërkojnë këtë ndihmë kanë tatuazhe me motive raciste , disa janë viktima të trafikimit apo dhunës në familje  por një pjesë e mirë e tatuazheve të bëra në burgje mbartin ende simbole raciste: svastika, rrufe apo kode të përdorura nga grupet neonaziste.

Liga Kundër Shpifjeve (ADL) ka regjistruar simbolet e urrejtjes që nga viti 2000 përmes bazës së të dhënave “Hate on Display”, e cila sot numëron mbi 50 faqe.

Kate Widener, pronare e klinikës “Undo Tattoo and Laser” në Oregon, thotë se bën rreth 70 heqje tatuazhesh në javë, dhe rreth një e katërta e tyre janë pjesë e programit falas.  
“Të gjithë meritojnë një shans të dytë,” thotë ajo. “Kam parë gjithçka, nga tatuazhe të frikshme te njerëz që qajnë kur i heqin. Disa janë penduar vërtet.”

Por jo të gjithë që hyjnë në klinikë e bëjnë për arsye të sinqerta. “Kam klientë që duan të fshijnë vetëm tatuazhet në fytyrë, për të mos u gjykuar në punë, por i mbajnë të tjerat në trup. Njëri kishte mbi 30 svastika nga qafa e poshtë,” tregon ajo. “Ka plot njerëz që përpiqen të fshihen, jo të ndryshojnë.”

Edhe Dustin Ortel, që drejton programin falas Ink-nitiative në rrjetin kombëtar Removery, e pranon se ky është një shqetësim real.

“Gjithmonë pyesim: po ndryshojnë me të vërtetë, apo thjesht po fshihen?” thotë ai. Që prej vitit 2020, rreth 300 persona në vit përzgjidhen nga programi, shpesh me rekomandime nga oficerët e provës apo këshilltarët e rehabilitimit.

Ortel rrëfen se shumë prej këtyre historive janë emocionale. “Para çdo seance dëgjoj historinë e tyre. Shpesh qaj bashkë me ta,” thotë ai.

Dashuria, arsyeja më e fortë për të ndryshuar

Widener pranon se në klinikën e saj njerëzit shpesh ndihen të sigurt për të folur. “Mjafton të më thonë ‘të lutem më ndihmo’. Nuk gjykoj askënd,” thotë ajo. “Por me kalimin e kohës, e kupton kush është vërtet penduar dhe kush jo.”

Ajo tregon se shumë njerëz ndryshojnë për arsye personale  ndonjëherë për dashuri.

 “Kam pasur klientë që ishin supremacistë të bardhë dhe u dashuruan me një person me ngjyrë. Njëri prej tyre tani ka një fëmijë me bashkëshorten e tij dhe do ta mbulojë tatuazhin e vjetër me një simbol që nderon djalin e tij,” rrëfen ajo.



Pas tubimeve të ekstremistëve të bardhë në Charlottesville në vitin 2017 dhe protestave pas vrasjes së George Floyd, kërkesat për heqjen e tatuazheve raciste u shtuan ndjeshëm. Por sipas Widener, interesi ka rënë kohët e fundit dhe ajo fajëson klimën politike në SHBA.  
“Para administratës Trump, vinin shumë më tepër njerëz për të fshirë simbolet naziste. Pas rizgjedhjes së tij, dikush më telefonoi dhe më tha se s’kishte më nevojë ta hiqte,” thotë ajo.

Megjithatë, programi i saj falas është plotësisht i rezervuar deri në dhjetor. Ndërsa artistë të tjerë, si Lorenzo Diaz në Michigan, thonë se puna nuk ka reshtur asnjëherë: “Bëj tre ose katër mbulime në javë, zakonisht tatuazhe të mëdha, të errëta.”

Për momentin, Widener pranon të gjithë klientët, por thotë se mund ta ndryshojë politikën në të ardhmen. “Kam parë me sytë e mi si përdoren simbolet e urrejtjes për të frikësuar njerëzit. Nuk e di si do të jetë e ardhmja, por për tani, unë vazhdoj t’i ndihmoj ata që duan të fillojnë nga e para.”

Burimi: The Guardian

The post Tatuazhet me simbole naziste/ ‘Nuk dihet nëse po ndryshojnë apo po fshihen’ appeared first on Gazeta Si.