Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat!
1.Pastrojmë si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë. 2.E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2cm. 3.E kavërdisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën. 4.Në vajin e mbetur, kavërdisim qepën e prerë hollë me […] The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! appeared first on Neps.al.

1.Pastrojmë si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetëm pjesën e bardhë.
2.E lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe e presim pjerrtas në copa rreth 2cm.
3.E kavërdisim në pak vaj dhe e hedhim në tavën ku do të përgatisim recetën.
4.Në vajin e mbetur, kavërdisim qepën e prerë hollë me mishin e grirë, shtojmë lëngun e mishit (të përgatitur me koncentrate), salcën e domateve, specin e kuq, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e lemë të ziejë të gjithë përbërjen për 15-20 minuta.
5. I’a hedhim sipër preshit që kemi vendosur në tavë dhe e pjekim për rreth 1 orë në furrë të parangrohur në 190°C. E shërbejmë të nxehtë.
The post Tavë me presh dhe mish për të lëpirë gishtat! appeared first on Neps.al.