“Të vdekurit në listë zgjedhore”, KSHZ: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të intensifikohet

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i pyetur nga Portalb.mk, e ka komentuar fenomenin e përsëritur në çdo palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, “të vdekurit në lista zgjedhore”. Ai ka bërë të ditur se procesi i azhurnimit të listës zgjedhore zhvillohet rregullisht gjatë vitit, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe kompetencat ligjore të institucionit, raporton […]

“Të vdekurit në listë zgjedhore”, KSHZ: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të intensifikohet
Zgjedhje në Maqedoni. Foto nga Portalb.mk

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i pyetur nga Portalb.mk, e ka komentuar fenomenin e përsëritur në çdo palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, “të vdekurit në lista zgjedhore”. Ai ka bërë të ditur se procesi i azhurnimit të listës zgjedhore zhvillohet rregullisht gjatë vitit, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe kompetencat ligjore të institucionit, raporton Portalb.mk. 

Shabani theksoi se çdo reagim apo vërejtje e ardhur gjatë procesit do të merret në shqyrtim pas përfundimit të zgjedhjeve, në bashkëpunim me institucionet kompetente që kontribuojnë në përditësimin e listës. 

“Pas përfundimit të procesit zgjedhor, në koordinim me organet tjera me të cilat bashkëpunojmë për listën zgjedhore, do të identifikohen problemet eventuale dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme,” tha Shabani. 

Ai nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërinstitucional do të intensifikohet, përfshirë këtu Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Entin Shtetëror për Statistikë, me qëllim përmirësimin e saktësisë dhe integritetit të listës zgjedhore. 

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident.