Zjarret në Maqedoninë e Veriut shkatërrojnë mbi 17 mijë hektarë pyje – humbje prej 275 mijë metër kub druri

Maqedonia e Veriut po përballet me pasoja të rënda nga zjarret pyjore të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Pyjeve Kombëtare, deri tani janë regjistruar 167 zjarre, The post Zjarret në Maqedoninë e Veriut shkatërrojnë mbi 17 mijë hektarë pyje – humbje prej 275 mijë metër kub druri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zjarret në Maqedoninë e Veriut shkatërrojnë mbi 17 mijë hektarë pyje – humbje prej 275 mijë metër kub druri

Maqedonia e Veriut po përballet me pasoja të rënda nga zjarret pyjore të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Pyjeve Kombëtare, deri tani janë regjistruar 167 zjarre, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej 17,422 hektarësh. Si rezultat, janë humbur rreth 275 mijë metër kub dru.

Drejtori i Pyjeve Kombëtare, Zdravko Trajanov, theksoi se këto shifra përfshijnë vetëm zjarret brenda hapësirave pyjore dhe se situata do të ndiqet nga afër në terren. Një pjesë e druve të djegura do të hiqen, ndërsa në zonat ku është e mundur do të kryhet mbjellje e re.

“Krahasuar me vitin e kaluar, situata është më e mirë. Megjithatë, që nga viti 2000 e deri më sot, në vend janë regjistruar mbi 5,386 zjarre, të cilat kanë shkatërruar rreth 270 mijë hektarë pyje,” tha Trajanov.

Ai sqaroi se humbja nuk është e përhershme, pasi natyra ka aftësinë të rigjenerohet dhe një pjesë e pyjeve do të ripërtërihen vetë me kalimin e kohës.

Ky bilanc tregon edhe një herë rëndësinë e masave parandaluese dhe forcimit të kapaciteteve për menaxhimin e zjarreve, të cilat mbeten një kërcënim serioz për mjedisin dhe ekonominë e vendit.

Flaka

The post Zjarret në Maqedoninë e Veriut shkatërrojnë mbi 17 mijë hektarë pyje – humbje prej 275 mijë metër kub druri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .