Tesla planifikon t’i paguajë Elon Musk deri në 1 trilion dollarë, por a vlen vërtet aq shumë?
Një drejtues i madh është pa dyshim një pasuri për çdo kompani, por a mund të jetë ndonjë person me vlerë 1 trilion dollarë? Kjo është shuma marramendëse që aksionarët e Teslës kanë miratuar për pagesën e Elon Musk, me kusht që ai të përmbushë objektivat e vendosur për 10 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj […] The post Tesla planifikon t’i paguajë Elon Musk deri në 1 trilion dollarë, por a vlen vërtet aq shumë? appeared first on Ditar.al.
Një drejtues i madh është pa dyshim një pasuri për çdo kompani, por a mund të jetë ndonjë person me vlerë 1 trilion dollarë?
Kjo është shuma marramendëse që aksionarët e Teslës kanë miratuar për pagesën e Elon Musk, me kusht që ai të përmbushë objektivat e vendosur për 10 vitet e ardhshme.
Gjatë kësaj kohe ai nuk do të marrë rrogë fikse, por pritet të angazhohet edhe më fuqishëm në punën e tij. Dhe ai e tregoi këtë energji në selinë e kompanisë në Teksas, ku u ngjit në skenë mes duartrokitjeve të zjarrta, duke deklaruar se “ndërsa takimet e tjera të aksionarëve janë të mërzitshme, ato të Teslës janë spektakolare”.
Musk ka fituar një numër të madh ndjekësish, por edhe kritikësh. Ai është sulmuar për qëndrimet e tij politike, për mbështetjen ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe për komentet e tij të forta kundër programeve qeveritare dhe liderëve ndërkombëtarë.
Megjithatë, shumica e aksionarëve duket se janë në krah të tij, pasi këtë javë votuan në favor të paketës së re të shpërblimit.
Sipas analistit financiar të Nju Jorkut, Dan Ives, kjo është një marrëveshje logjike: “Nëse Musk arrin objektivat – dhe unë besoj se do t’i arrijë, ai do të krijojë triliona dollarë vlerë për aksionarët. Tesla pa Musk është si pica pa djathë.”
Ives, i cili e quan Musk “Einsteini modern, një Thomas Edison i kohës sonë”, thekson se pa këtë stimul, ekzistonte rreziku që Musk të largohej nga kompania bashkë me nismat e tij për inteligjencën artificiale (AI).
Matt Britzman nga kompania britanike Hargreaves Lansdown thotë se ndikimi i Musk në vlerën e Teslës është i jashtëzakonshëm.
“Së paku një e treta e vlerës së Teslës vjen nga ajo që ne e quajmë ‘Musk premium’, vlera që ekziston vetëm sepse ai është aty,” shpjegon ai.
Tesla vlerësohet aktualisht rreth 1.4 trilion dollarë, jo vetëm për shitjet e makinave aktuale, por për pritshmëritë e mëdha që lidhen me teknologjitë e reja që pritet të sjellë kompania në tre vitet e ardhshme.
Për të marrë shpërblimin e plotë, Musk duhet të arrijë objektiva tejet ambiciozë:
të prodhojë 20 milion automjete Tesla,
të hedhë në treg 1 milion robotë,
dhe 1 milion taksi autonome.
Gjithashtu, vlera e tregut e Teslës duhet të rritet nga 1.4 trilion dollarë në 8.5 trilion dollarë.
Profesorja e ligjit në Universitetin e Kolorados, Ann Lipton, i quan këto “objektiva jashtëzakonisht të vështira”, por shton se bordi i Teslës ka të drejtën të vendosë kur konsiderohet se janë përmbushur.
“Ata mund t’i konsiderojnë të arritura edhe nëse ndodhin ngjarje që e pengojnë Musk t’i përmbushë plotësisht,” thotë ajo, duke lënë të kuptohet se qëllimet mund të jenë më fleksibël sesa duken.
Pavarësisht shumës gjigante, në paketën e pagesës nuk ka asnjë kufizim që ta ndalojë Musk të shprehet për çështje politike.
“Kjo liri është ndoshta rreziku më i madh për Teslën,” vlerëson Stephanie Valdez Streaty, drejtoreshë e analizave në Cox Automotive.
Ajo e quan Musk një vizionar, por edhe të paparashikueshëm: “Shpresoj që nga përvoja me përfshirjen politike, e cila dëmtoi markën e tij, ai të ketë mësuar të përqendrohet më shumë te Tesla. Por kjo do të jetë përgjegjësi e bordit ta mbajë brenda kornizave të duhura.”
Nëse ia del ta bëjë këtë, për Musk, qielli, apo edhe Marsi, është kufiri.
Profesorja Lipton kujton se “kur u miratua paketa e vitit 2018, shumë njerëz qeshën, por ai i arriti ato objektiva shumë përpara afatit”.
The post Tesla planifikon t’i paguajë Elon Musk deri në 1 trilion dollarë, por a vlen vërtet aq shumë? appeared first on Ditar.al.
