Testi i numërimit të votave me Inteligjencën Artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin pothuajse 100% të sakta

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat ku publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. Celibashi u ndal edhe te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në numërimin e votave në Bashkinë e Tepelenës, që rezultoi me sukses. Ai shtoi se sistemi i Inteligjencës […] The post Testi i numërimit të votave me Inteligjencën Artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin pothuajse 100% të sakta appeared first on Ditar.al.

Testi i numërimit të votave me Inteligjencën Artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin pothuajse 100% të sakta

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat ku publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste.

Celibashi u ndal edhe te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në numërimin e votave në Bashkinë e Tepelenës, që rezultoi me sukses.

Ai shtoi se sistemi i Inteligjencës Artificiale lexoi me saktësi të plotë faqen ballore të fletëve të votimit, ndërsa u konstatuan disa pasaktësi të vogla në pjesën e pasme.

Megjithatë ai shtoi se kjo mënyrë e numërimit nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor.

“Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kontrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisionerëve testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ. Leximi dhe numërimi fletëve u krye me sukses të plotë duke përdorur AI. U lexuan dhe analizuan në kohë reale nga programi përkatës kompjuterik. Në përgjithësi leximi dhe analiza e këtyre pamjeve prodhoi thuajse 100% të njëjtin rezultat të numërimit fizik. Pamjet e faqes ballore të fletës, u lexuan me saktësi të plotë nëpërmjet sistemit të AI. U konstatuan vetëm disa pasaktësi në leximin e pjesës së pasme të fletës së votimit. Vlerësojmë që në të ardhmen arritja e saktësisë do të varet nga ndërtimi i disa protokolleve teknike që do të dhe të respektohen nga numëruesit dhe komisionerët. Së pari, e qartë se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që rezultatet nëpërmjet teknologjie të konsiderohen ligjërisht zyrtare”, tha ai.

The post Testi i numërimit të votave me Inteligjencën Artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin pothuajse 100% të sakta appeared first on Ditar.al.