Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Londër nga mbreti Charles

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përplasje në rrjetet sociale mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama për Gjykatën Speciale të Hagës, që mban të burgosur ish-krerët e UÇK-së. Fillimisht ishte faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzonte Ramën si mbështetësin më të madh të “Speciales”, por më pas erdhi edhe reagimi i kryeministrit të […] The post Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Londër nga mbreti Charles appeared first on Ditar.al.

Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Londër nga mbreti Charles

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga përplasje në rrjetet sociale mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama për Gjykatën Speciale të Hagës, që mban të burgosur ish-krerët e UÇK-së.

Fillimisht ishte faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzonte Ramën si mbështetësin më të madh të “Speciales”, por më pas erdhi edhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, që hidhte akuza se VV-ja i donte në burg ish-krerët e UÇK-së.

Por ditën e sotme Rama dhe Kurti janë bërë bashkë në Londër, ku do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, teksa të dy janë pritur nga mbreti Charles.

Samiti i Procesit të Berlinit është shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, teksa për herë të parë në këtë Samit do të jetë pjesëmarrës edhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

The post Pas akuzave ndaj njëri-tjetrit, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Londër nga mbreti Charles appeared first on Ditar.al.