Trafikantët e maceve të egra/ Spanjë, arrestohen dy persona, shpëtohen 19 kafshë

Një grup që trafikonte mace të rralla dhe të egra është shkatërruar nga policia në Spanjë. Dy persona ranë në pranga dhe 19 kafshë u shpëtuan gjatë një operacioni në Manacor në Mallorca. Të arrestuarit I trafikonin kafshët në faqe internet. U gjetën gjithashtu më shumë se 40 pasaporta të parregullta kafshësh nga vende si [...]Read More...

Trafikantët e maceve të egra/ Spanjë, arrestohen dy persona, shpëtohen 19 kafshë

Një grup që trafikonte mace të rralla dhe të egra është shkatërruar nga policia në Spanjë.

Dy persona ranë në pranga dhe 19 kafshë u shpëtuan gjatë një operacioni në Manacor në Mallorca. Të arrestuarit I trafikonin kafshët në faqe internet.

U gjetën gjithashtu më shumë se 40 pasaporta të parregullta kafshësh nga vende si Rusia, Bjellorusia dhe Kina.

Operacioni kishte nisur në mars të vitit të kaluar pasi Garda Civile u njoftua për një çift në Palma që dyshohet se mace të egra dhe mace shtëpie për t’i shitur ato duke përdorur rrjetet sociale.

Ata dyshohet se kanë ofruar për shitje tigra të bardhë, disa lloje leopardësh për të cilët kërkonin.

Mes kafshëve të egra që ata tregtonin ishin edhe rrëqebujt euroaziatikë, hienat, leopardët e zinj dhe pumat.

Përpjekjet për të mbarështuar dhe zotëruar këto lloj kafshësh shtëpiake janë të përhapura në Rusi dhe Ukrainë, dhe trendi ka filluar të përhapet në vende të tjera.

/ abcnews.al