Trafiku Urban hap procedurën e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj
Trafiku Urban, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj. Kjo ndërmarrje e transportit publik në kryeqytet, thotë se me shtimin e këtyre autobusëve do të përmirësohen shërbimet dhe do të ketë përkushtim më të madh ndaj një transporti publik më të

Trafiku Urban, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tani është publikuar procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj.
Kjo ndërmarrje e transportit publik në kryeqytet, thotë se me shtimin e këtyre autobusëve do të përmirësohen shërbimet dhe do të ketë përkushtim më të madh ndaj një transporti publik më të avancuar.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se procesi i blerjes ka arritur në një fazë të rëndësishme.
“Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedures dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit. Me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim