Trump dhe ‘kërcënimi’ në Europë/ Krisafi: NATO formë e perandorisë së perëndimit, vendimet i merr Uashingtoni

Kërcënimi i Trump lidhur me marrjen e Groenlandës ka qenë kryefjala e ditëve të fundit mbi një dinamikë të re në horizont lidhur me dy shtete sovrane. Në tryezën e diskutimit në ‘360 gradë’ u fol pikërisht lidhur me ndikimin e SHBA në Europë. Eksperti i gjeopolitikëë Ledion Krisafi u shpreh se Nato është një [...]Read More...

Trump dhe ‘kërcënimi’ në Europë/ Krisafi: NATO formë e perandorisë së perëndimit, vendimet i merr Uashingtoni

Kërcënimi i Trump lidhur me marrjen e Groenlandës ka qenë kryefjala e ditëve të fundit mbi një dinamikë të re në horizont lidhur me dy shtete sovrane.

Në tryezën e diskutimit në ‘360 gradë’ u fol pikërisht lidhur me ndikimin e SHBA në Europë.

Eksperti i gjeopolitikëë Ledion Krisafi u shpreh se Nato është një formë e perandorisë së perëndimit dhe se vendimet merren nga Uashingtoni.

“NATO është një formë e perandorisë së perëndimit. Këtë rend botëror është i krijuar nga Shba në fund të luftës së dytë botërore, pasi fituan luftën, krijuan NATON, BE, vendosën ushtarët në Kore, Filipine, Japoni.

Asgjë nuk është e përjetshme. Askush nuk po e kërcënon me vdekje NATON. Historia nuk njeh ndonjë perandori të ketë shkatërruar rendin e vet.

Trump do jetë në pushtet 4 vite dhe mund të mos ketë asnjë vlerë. Në NATO, Uashington merr vendimet. “

/abcnews.al