Turizmi malor i harruar/ 16 turistë humbën jetën këtë sezon në Shqipëri, shkak mungesa e gudiave dhe infrastruktura e keqe
Ndërsa numri i turistëve po shtohet dhe vendi po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga e gjithë bota, mungesa e infrastrukturës, padituria e menaxhimit dhe mungesa e një stafi të kualifikuar, sjell pasoja të mëdha për sigurinë e turistëve në Shqipëri por edhe për imazhin që ne vazhdojmë të krijojmë në botën e zhvilluar.Të […] The post Turizmi malor i harruar/ 16 turistë humbën jetën këtë sezon në Shqipëri, shkak mungesa e gudiave dhe infrastruktura e keqe appeared first on Ditar.al.

Ndërsa numri i turistëve po shtohet dhe vendi po tërheq gjithnjë e më shumë pushues nga e gjithë bota, mungesa e infrastrukturës, padituria e menaxhimit dhe mungesa e një stafi të kualifikuar, sjell pasoja të mëdha për sigurinë e turistëve në Shqipëri por edhe për imazhin që ne vazhdojmë të krijojmë në botën e zhvilluar.
Të udhëtuarit është kthyer në një trend kudo në botë dhe vendet që kanë bukuri natyrore si vendi ynë ngelen gjithmonë një nga destinacionet më të preferuara.
Por përtej statistikave dhe përfitimeve pozitive që sjell për momentin e gjitha kjo, këtë vit ka patur shumë raste kur turistët janë ndeshur me probleme, me aksidente apo edhe me tragjedi.
Së fundmi një turiste 31 vjeccare nga Gjermania humbi jetën pasi ra në një greminë duke eksploruar “Shpellën e Harapit” në Shalë. Kjo ngjarje me një humbje jete nuk është një rast i izoluar. Vetëm pak ditë më parë në kalanë e Rozafës, një turist slloven rrëshqiti dhe humbi jetën. Po ashtu në muajin maj katër turistë gjermanë humbën teksa po kalonin nëpër Bjeshkë nga Thethi në Valbonë. Dy prej tyre vdiqën duke rënë në humnerë. Një tjetër turist pesë muaj më parë u mor nga rrjedha e lumit në kanionin e Langaricës në Përmet dhe u gjet i pajetë pak ditë më vonë.
Raste si këto kanë qenë disa, pasi vetëm 5 muajt e fundit numërohen rreth 16 turistë të huaj që kanë humbur jetën në Shqipëri nga aksidentet. Për shkak të aksidenteve rrugore, kanë humbur jetën 4 turistë, ndërsa të tjerët kanë mbetur viktima duke bërë sporte në lumenj apo në lartësi.
Nuk kanë qenë të pakta as ngjarjet kur turistët humbin jetën nëpër plazhe pa vrojtues apo ato ku ata kanë mbetur të bllokuar në kanione e shpella, ose janë plagosur duke mos patur një guidë me vete që t’i udhëzojë.
Duke qenë se ne jemi të papërvojë në këtë sektor, turizmi ynë vijon të jetë pa një vizion të qartë. Mungojnë eksplorimet në grupe me udhërrëfyes të certifikuar, sidomos në vende natyrore si Thethi, Valbona, zona e Përmetit e Gjirokastrës, etj. Guida i njeh zonat me rreziqe të këtyre vendeve dhe di kohën e përshtatshme kur duhen eksploruar.
Udhërrëfyesit nuk janë të domosdoshëm vetëm për sigurinë e turistëve, pasi mungesa e tyre lë jashtë vëmendjes gjithë asetet historike, arkeologjike apo gastronomike.
Por përveçse mungojnë persona fizikë për të plotësuar numrin e guidave të certifikuar, e domosdoshme do të ishte që të paktën në shtegjet ku ka shumë bukuri për të eksploruar, të vendoseshin tabela rreziku, të vendoseshin barriera mbrojtëse për të shmangur rrëzimet në humnera.
Dhe ndërkohë që qeveria vijon të fokusohet tek numri në rritje i turistëve, pak bëhet për të ndryshuar cilësinë e shërbimeve që ofrohen, apo infrastrukturën e doëbët për të lëvizur qoftë nga një qytet në tjetrin, në një vend kaq të vogël si i yni. Operatorët turistikë fokusohen më shumë tek turizmi det-rërë dhe lë në harresë vizitorët që vijnë për të eksploruar rajonet e tjera, edhe përtej sezonit veror.
Qeveria i kushton shumë vëmendje promovimit të tuneleve e bypass-eve ku bëhet “luftë” për të fituar tendera, duke mos vënë dorë tek infrastruktura që i nevojitet veriut dhe jo vetëm, të gjitha vendeve malore të pëlqyera shumë nga të huajt.
Dhe për sa kohë ndodh kjo ne do të mbetemi brenda kornizave të “një vendi me natyrë të mrekullueshme, të egër dhe të pazhvilluar”./Ditar.al
The post Turizmi malor i harruar/ 16 turistë humbën jetën këtë sezon në Shqipëri, shkak mungesa e gudiave dhe infrastruktura e keqe appeared first on Ditar.al.