U arrestuan dy policë, po kërkohen edhe dy të tjerë për vjedhjen e madhe në Gostivar
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy punonjës të Policisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy tjerë po kërkohen në lidhje me vjedhjen e një artarie në Gostivar, transmeton Portalb.mk. “Ata me datën 10.10.2025, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur deri më tani, kanë hyrë në një argjendari në Gostivar dhe […]

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy punonjës të Policisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy tjerë po kërkohen në lidhje me vjedhjen e një artarie në Gostivar, transmeton Portalb.mk.
“Ata me datën 10.10.2025, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur deri më tani, kanë hyrë në një argjendari në Gostivar dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë 18 kilogramë ar. Dy të dyshuarit janë nëpunës policorë të të NJPB Kërçovë, të cilët janë marrë vesh dhe kanë bërë plan për grabitjen së bashku me disa persona të tjerë për të cilët në mënyrë intensive po ndërmerren veprime për gjetjen e tyre”, raportoi Policia.
Policia ka ngritur kallëzim penal n Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit ndaj dy personave nën dyshimin se ka kryer “grabitje”.
“Po atë ditë, ata me makinën zyrtare të MPB-së kanë siguruar rrugën e dy automjeteve të përdorura për grabitjen në Gostivar”, sqaroi Policia.
