U mbajt Marshi i 28 i Engjëjve në Koçan, familjarët kërkojnë drejtësi
Prindërit të vdekurve në zjarrin e diskotekës Pulse në Koçan mbajtën dje “Marshin e 28-të të Engjëjve”, raporton Portalb.mk. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe të dalë në dritë e vërteta rreth këtij rasti. Ndryshe, seanca kryesore për zjarrin katastrofik në diskotekën “Pulse” në Koçan ku më 16 mars humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj dhe […]

Prindërit të vdekurve në zjarrin e diskotekës Pulse në Koçan mbajtën dje “Marshin e 28-të të Engjëjve”, raporton Portalb.mk.
Familjarët kërkojnë drejtësi dhe të dalë në dritë e vërteta rreth këtij rasti.
Ndryshe, seanca kryesore për zjarrin katastrofik në diskotekën “Pulse” në Koçan ku më 16 mars humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj dhe fëmijë, dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të fillojë më 19 nëntor, në sallën e gjyqit të Institucionit Ndëshkues (IN) “Idrizovë”, njoftoi Gjykata Penale.
Aktakuza u ngrit më 2 korrik, ndërsa Gjykata më 3 tetor njoftoi se ajo është miratuar plotësisht. Vlerësimi i aktakuzës zgjati më shumë se hetimi, gjë që është një precedent në gjyqësor.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Gjykimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit me 63 viktima do të fillojë më 19 nëntor, ndërsa aktakuza u ngrit më 2 korrik
- LEXO: 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë janë akuzuar për zjarrin në Koçan, procedura për dy ish-ministra është ndërprerë
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 63 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
