Ushtria pakistaneze: Pesë aeroplanë luftarakë indianë u rrëzuan

Imazhe të paverifikuara duket se tregojnë rrënoja në atë që pretendohet të jetë një vend përplasjeje në Kashmir. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se pesë aeroplanë luftarakë indianë ishin rrëzuar. Megjithatë, katër burime të qeverisë lokale në Kashmirin indian i thanë agjencisë se tre aeroplanë luftarakë u rrëzuan në [...]Read More...

Ushtria pakistaneze: Pesë aeroplanë luftarakë indianë u rrëzuan

Imazhe të paverifikuara duket se tregojnë rrënoja në atë që pretendohet të jetë një vend përplasjeje në Kashmir.

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se pesë aeroplanë luftarakë indianë ishin rrëzuar.

Megjithatë, katër burime të qeverisë lokale në Kashmirin indian i thanë agjencisë se tre aeroplanë luftarakë u rrëzuan në zona të ndara të rajonit gjatë natës.

Të tre pilotët janë dërguar në spital, shtuan ata. E ministria indiane e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar raportin.

Imazhet që qarkullojnë në mediat lokale tregojnë një copë të madhe cilindrike të dëmtuar metali me ngjyrë argjendi, në një fushë në një nga vendet e përplasjes.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se ata po i përgjigjen sulmeve indiane, por nuk dha detaje./abcnews.al