Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, 50 milionë euro për ujësjellës-kanalizimet në vend

Shqipëria ka nënshkruar këtë të maërkurë marrëveshjen “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, me ambasadën gjermane. Përmes kësaj marrëveshje me vlerë 50 milionë euro, në fokus është përmirësimi i sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në bashkitë e Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të […] The post Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, 50 milionë euro për ujësjellës-kanalizimet në vend appeared first on Newsbomb Albania.

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, 50 milionë euro për ujësjellës-kanalizimet në vend

Shqipëria ka nënshkruar këtë të maërkurë marrëveshjen “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, me ambasadën gjermane.

Përmes kësaj marrëveshje me vlerë 50 milionë euro, në fokus është përmirësimi i sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në bashkitë e Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ku deklaroi se sot ka nënshkruar marrëveshjen me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Ajo bën me dije se kjo marrëveshje ka një vlerë prej 50 milionë euro e cila parashikon investime të rëndësishme për kanalizimet dhe masa përmirësimin e performancës të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të marrin pjesë në program.

Pjesë e deklaratës për shtyp të Belinda Ballukut

Pjesa e dytë e Programit të Performancës dhe të Investimeve në sektorin e ujit, Infrastruktura Bashkiake V, është një hap tjetër i rëndësishëm në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer që Qeveria Shqiptare dhe sigurisht Qeveria Gjermane ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve.

Unë sot këtë firmosje e konsideroj shumë të rëndësishme, si një hap tjetër që ne do të hedhim pikërisht për arritjen e këtij objektivi dhe ky objektiv do të shërbejë edhe si një bashkëpunim i mëtejshëm i palës shqiptare me palën gjermane, këto janë gur kilometrik që ne vendosim me njëri-tjetrin herë mbas here.

Unë do ta përsëris edhe njëherë për të gjithë ata që ne na ndjekin, se kush është qëllimi i vërtetë i këtij Programi dhe është patjetër që të kontribuojë në përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimi dhe trajtimit të ujërave të përdorura urbane në disa bashki të vendit, ku sigurisht prioritet do të kenë zonat turistike, qofshin ato të bregdetit, apo qofshin ato të turizmit malor.

Marrëveshja ka një vlerë prej 50 milionë euro. Parashikon investime të rëndësishme në sektor, si dhe masa për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e performancës të shoqërive rajonale të ujësjellës-kanalizimeve për bashkitë që do të përfshihen në Program.

The post Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, 50 milionë euro për ujësjellës-kanalizimet në vend appeared first on Newsbomb Albania.