Rama mesazh Kosovës: KFOR u ka shpëtuar kokën! Bëni paqe me Serbinë, jo vëllanë
Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare ka folur lidhur edhe me deklaratën e bërë nga ky i fundit disa ditë më parë për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Rama sqaroi se kërkesa e tij nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një […] The post Rama mesazh Kosovës: KFOR u ka shpëtuar kokën! Bëni paqe me Serbinë, jo vëllanë appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare ka folur lidhur edhe me deklaratën e bërë nga ky i fundit disa ditë më parë për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR.
Rama sqaroi se kërkesa e tij nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes dialogut. Kryeministri shtoi se kjo deklaratë e bërë nga ai lidhur me shtimin e forcave të KFOR në veri më pas u bë edhe nga udhëheqja e Kosovës.
“Këtë të forcave të pamjaftueshme të KFOR e thonë së fundmi edhe krerët e lartë udhëheqësit e lartë të Kosovës, ndërkohë KFOR e ka shprehur sa herë që ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me Kosovën se është e qartë nuk ka forca të mjafuteshme për të situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet që nuk kemi bashkëpunim si duhet.
Edhe kur unë them të njëjtën gjë si udhëheqja e Kosovës. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin”, tha Rama.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare përsëriti thirrjen që KFOR të marrë kontrollin e plotë në veri, dhe theksoi se Kosova duhet të arrijë paqen me Serbinë, i cili është armiku dhe jo vëllanë, referuar Shqiperisë.
“Ndërkohë që forcat egzistuese forcat për mbrotjjen e kufirit janë të pamjaftueshme. E ngatërrojnë dhe nuk kemi ardhur aty dhe nuk duhet të vimë aty. Unë këtu flas për përgjegjësinë absolute që KFOR duhet të marrë për të marrë në kontroll kufirin e veriut gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot objektivisht. Këtë të forcave të pamjaftueshme të KFOR e thonë së fundmi edhe krerët e lartë udhëheqësit e lartë të Kosovës, ndërkohë KFOR e ka shprehur sa herë që ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me Kosovën se është e qartë nuk ka forca të mjafuteshme për të situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet që nuk kemi bashkëpunim si duhet.
Edhe kur unë them të njëjtën gjë si udhëheqja e Kosovës. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës së bashku. Po cili sovranitet? Ju rrezikua të Kosovës nga shtimi i forcave të Natos në veri dhe si duhet kuptuar ky sovraniteti tjetër aktuali kur në atë zonë ndizet dhe shuhet tensioni sipas oreksit dhe axhendës së inividëve dhe grupeve që janë jo vetëm një miks i politikës me llumin e krimit të organizuar por gëzojnë dhe mbështetjen e turmave të indroknuara atje dhe të varfëruara nga izolimi i atejshëm që udhëhqen me lëmoshat e Beogradit ndërkohë që shtetit të Kosovës nuk i paguajnë asnjë taksë, madje nuk i kanë paguar asnjë faturë dritash që nga vitit 1999.
KFOR nuk është një ushtri pushtuese në Kosovë, KFOR është njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës. Apo nuk e mbajnë mend të gjithë këtë se koha kalon dhe kur tjetri ta ruan shpinën pas shumë vitesh mbasi ta ka shpëtuar dhe kokën egziston mundësia që të gënjen mendja se rreziku nuk egziston dhe kokën sikur e ke shpëtuar pa ndihmën e askujt. Por fakti i thjeshtë është se KFOR do vazhdojë të rrijë në Kosovë derisa dialogu i Kosovës dhe Serbisë të jetë me sukses dhe derisa Kosova të jetë njohur si shtet nga të gjithë. Kështu që kush e sheh sovranitetin e Kosovës të kërcënuar nga kërkesa ime për KFOR duhet tu shpjegojë shqiptarëve pse rrjeta në veri është çarë, si hynë në atë zonë armatimet e panumërta, çfarë garantimi ka që vrasja e policit nuk do të përsërite. Dhe si mund të garantohet qetësia atje në mënyrë përfundimtare nëse në mënyrë përfundimtare nuk garantohet paqaja zyrtare e paqja jo me mua a me Shqipërinë por paqja me Serbinë. Se paqaja bëhet m armiku nuk bëhet me vëllain. Dhe mbi të gjithë për cilën arsye në botë më tregoni këtë se ajo që kam kuptuar nga e gjithë kjo histori është se nuk jam aq i mencur sa këta qe e shohin ndryshe këtë histori më thon pse dhet harxhuar kaq shumë energji në një rrugë kaq zhgënjyese si për rezultatet e dialogut ashtu edhe për vet aleatin strategjik të Kosovës, ndërkohë problem i vërtetë cili është problem i vërtetë është që sovraniteti i Kosovës mund të lëndohet përmes kësaj rruge. Problemi nuk është lëndimi imagjinar nga rritja e numrit të KFOR dhe vënia nën kontroll real të atij teritori ku çdo ditë kemi parë që mund të lindë një telash i ri për Republikën e Kosovës. Unë skam shpresë se këto do ma lehtësojnë kauzën si tradhtar përderisa edhe një lapsus i prestigjozes e cila në zbardhjen e intervistës time kishte harruar sikur ja kishte shtyrë dorën djalli fjalën veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korigjua menjëherë edhe me faljen e gazetarit”, tha Rama.
The post Rama mesazh Kosovës: KFOR u ka shpëtuar kokën! Bëni paqe me Serbinë, jo vëllanë appeared first on Newsbomb Albania.