Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime

Prokuroria e Tiranës nisi dje hetimet për rastin e vdekjes së 3 vjeçarit  Brian Spahiu, pas një ndërhyrje në dhembë tek klinika e mjekut Roland Xhaxho. E ndërsa ky i fundit ka deklaruar se i ka bërë të gjitha gjërat sipas protokollit, prokuroria ka kërkuar këqyrjen e kamerave, sipas kërkesës së prindërve. Por mjeku pretendon se […] The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime appeared first on Ditar.al.

Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime

Prokuroria e Tiranës nisi dje hetimet për rastin e vdekjes së 3 vjeçarit  Brian Spahiu, pas një ndërhyrje në dhembë tek klinika e mjekut Roland Xhaxho.

E ndërsa ky i fundit ka deklaruar se i ka bërë të gjitha gjërat sipas protokollit, prokuroria ka kërkuar këqyrjen e kamerave, sipas kërkesës së prindërve.

Por mjeku pretendon se prej datës 23 shtator në klinikë nuk kishte kamera pasi ishte duke kryer punime. Megjithatë mësohet se policia ka sekuestruar një DVR (regjistrimet e kamerave).

Prindërit e 3 vjeçarit pretendojnë se vogëlushi nuk është përmendur në asnjë moment pas daljes nga salla. Sipas tyre, sapo kanë shkuar në shtëpi atij ka filluar t’I ngrihet shumë temperature ndërsa mjeku nuk ju hapte as telefonin.

Më pas ata e kanë dërguar në pediatrinë e Tiranës ku është futur në reanimacion dhe ka ndërruar jetë në datën 1 tetor.

The post Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia i kërkon kamerat e klinikës, Xhaxho: Nuk ka, kam bërë punime appeared first on Ditar.al.