15 vjeçari nga Fieri përfundon në gjendje të rëndë pasi konsumoi tollumbace me azot, në pranga 3 persona

Policia njofton se ka arrestuar 3 shtetas të cilët kishin përshtatur një ambient ku reklamonin lojëra me kompjuter për fëmijë dhe adoleshentë (nxënës të shkollave 9 vjeçare), dhe shisnin aty lëndë të tjera të rrezikshme për shëndetin si tollumbacet me azot. Policia ka sekuestruar një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis […] The post 15 vjeçari nga Fieri përfundon në gjendje të rëndë pasi konsumoi tollumbace me azot, në pranga 3 persona appeared first on Ditar.al.

15 vjeçari nga Fieri përfundon në gjendje të rëndë pasi konsumoi tollumbace me azot, në pranga 3 persona

Policia njofton se ka arrestuar 3 shtetas të cilët kishin përshtatur një ambient ku reklamonin lojëra me kompjuter për fëmijë dhe adoleshentë (nxënës të shkollave 9 vjeçare), dhe shisnin aty lëndë të tjera të rrezikshme për shëndetin si tollumbacet me azot.

Policia ka sekuestruar një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i afërsi të shkollave, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gëzim Xeba 60 vjeç, Romeo Xeba 27 vjeç (babë e bir) dhe Elios Lame 24 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve, tre personat u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalit.

Ats dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tollumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.

The post 15 vjeçari nga Fieri përfundon në gjendje të rëndë pasi konsumoi tollumbace me azot, në pranga 3 persona appeared first on Ditar.al.