Vdekja e dyshimtë në Tetovë: Prokuroria heton rastin e vajzës së re, Ambasada e Kosovës ndjek nga afër zhvillimin e rastit

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka njoftuar se një prokuror ka inspektuar vendin ku u gjet i pajetë trupi i një gruaje të re, si edhe apartamentin me qira ku ajo qëndronte. Sipas gjetjeve fillestare, nuk ka indikacione se vdekja ka ardhur si pasojë e ndonjë krimi, por hetimet po vazhdojnë me procedura të detajuara. […]

Vdekja e dyshimtë në Tetovë: Prokuroria heton rastin e vajzës së re, Ambasada e Kosovës ndjek nga afër zhvillimin e rastit
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka njoftuar se një prokuror ka inspektuar vendin ku u gjet i pajetë trupi i një gruaje të re, si edhe apartamentin me qira ku ajo qëndronte. Sipas gjetjeve fillestare, nuk ka indikacione se vdekja ka ardhur si pasojë e ndonjë krimi, por hetimet po vazhdojnë me procedura të detajuara. Është urdhëruar autopsia dhe po merren në pyetje persona të përfshirë, ndërsa organet hetimore po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka inspektuar vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si dhe apartamentin me qira në të cilin ajo po qëndronte. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle të hollësishme dhe mendime ekspertësh në vendin e ngjarjes, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vendin e ngjarjes nuk tregojnë se vdekja ka qenë pasojë e një krimi. Megjithatë, është urdhëruar një autopsi, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të hetuar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se vendosur kontakte me autoritet policore për të ndjekur nga afër zhvillimet për shtetasen e saj.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thonë nga Ambasada.

Ndryshe, mbrëmë në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë është gjendur e vdekur një vajzë e re dhe në vendgjarje kanë shkuar menjëherë Policia dhe Prokuroria, ndërsa në vazhdim priten informacione zyrtare.