VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5

Partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj prijnë në 53 komuna në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje. Koalicioni VLEN në 9 komuna, LSDM dhe koalicioni në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 5 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e The post VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5

Partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj prijnë në 53 komuna në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje. Koalicioni VLEN në 9 komuna, LSDM dhe koalicioni në 8 komuna, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në 5 komuna, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve, Unioni i Romëve, si dhe grupet e votuesve të Mendi Qyrës dhe Azem Sadikut, fituan secili në nga një komunë.

Sipas rezultateve fillestare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas përpunimit të 99,94% të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së prijnë në komunat:

Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosillevë, Brvenicë, Butel, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarca, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Zrnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Vodë, Kërçovë, Koçan, Konçe, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë (pa cenzus), Maqedonska Kamenicë, Maqedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovë, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Radovish, Rankovcë, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Staro Nagoriçane, Strumicë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

The post VMRO-DPMNE prin në 53 komuna, VLEN në 9, LSDM në 8, AKI në 5 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .