Vdekja e Festim Isufit, prokuroria interviston bashkëshorten

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e dizajnerit të njohur, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B. Përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë. Burime të Insajderit bëjnë me dije se bashkëshortja […]

Vdekja e Festim Isufit, prokuroria interviston bashkëshorten

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e dizajnerit të njohur, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B. Përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se bashkëshortja e Isufit është intervistuar sot nga Prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.

Raporti i autopsisë ende nuk është gati