Vdekja tragjike e 84 vjeçarit në Prishtinë, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë Rreth orës 06:00, afër një hoteli në lagjen e Muhaxherëve, është gjetur pa shenja jete një burrë 84-vjeçar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i mjekësisë emergjente në vendin e ngjarjes. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë
Rreth orës 06:00, afër një hoteli në lagjen e Muhaxherëve, është gjetur pa shenja jete një burrë 84-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i mjekësisë emergjente në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka deklaruar:
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes,” tha Ahmeti.