Vdes Papa Françesku

Këtë të hënë është njoftuar se ka vdekur Papa Françesku. Eminenca e Tij, Kardinali Kevin Farrell, bëri me dije ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut. “Vëllezër dhe motra të dashur, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Françeskut,” tha Kardinali Farrell në deklaratën e tij zyrtare, […] The post Vdes Papa Françesku appeared first on Albinfo.

Vdes Papa Françesku

Këtë të hënë është njoftuar se ka vdekur Papa Françesku. Eminenca e Tij, Kardinali Kevin Farrell, bëri me dije ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut.

“Vëllezër dhe motra të dashur, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Françeskut,” tha Kardinali Farrell në deklaratën e tij zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, Papa Françesku ndërroi jetë sot në mëngjes, në orën 07:35 me orën lokale. “Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij ishte një përkushtim ndaj shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij,” theksoi Kardinali.

Ai vlerësoi thellësisht jetën dhe veprën e Papës, duke shtuar: “Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.”

“Me mirënjohje të madhe për shembullin e tij si një dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së pafund dhe mëshirës së Hyjit Një dhe Trini.”

Ceremonitë mortore priten të mbahen në ditët në vijim në Vatikan, transmeton albinfo.ch.

The post Vdes Papa Françesku appeared first on Albinfo.