Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit dënues në Hagë. Buja ka thënë se qytetarët përmes protestave në Kosovë dhe jashtë vendit po e kryejnë punën e tyre.
Megjithatë ai ka thënë se asnjë veprim me peshë nuk po bëhet nga Parlamenti i Kosovës, partitë politike dhe qeveria e Kosovës.
“Po ku je, partia ime, që nuk e thirre as mbledhjen e Këshillit Drejtues, as kryetarët e degëve nuk i ftove për organizim, koordinim e bashkëveprim? Kështu nuk ecet. Kështu nuk mbrohet askush. As udhëheqësit tanë që u dënuan padrejtësisht, as lufta çlirimtare, as shteti ynë”, ka shkruar Buja.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



