VIDEO/ Presidenti Macron goditet me shuplakë nga bashkëshortja e tij
Dera e avionit që solli Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij në Vietnam u hap, por duket se këta të fundit nuk ishin fort në humor. Momenti i pazakonte i çiftit u regjistrua dhe videoja po bën xhiron e rrjetit. Nuk dallohet shumë qartë, por mendohet që Presidenti Macron të jetë goditur [...]Read More...

Dera e avionit që solli Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij në Vietnam u hap, por duket se këta të fundit nuk ishin fort në humor. Momenti i pazakonte i çiftit u regjistrua dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.
Nuk dallohet shumë qartë, por mendohet që Presidenti Macron të jetë goditur me shpullë nga gruaja e tij, Brigitte Macron. Në fakt më shumë se sa një shpullë, ajo duket si një shtyrje. Mund të jetë dhe një përkëdhelje?! Por, reagimi i çuditshëm dhe shprehia e presidentit Macron ngre spekulimet se mes çiftit ka pasur një zënkë.
Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s.
/abcnews.al