Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains

Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna. The post Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains appeared first on Albinfo.

Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains

Më 2 maj në Vjenë, mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa u bashkuan në një mbrëmje të veçantë të organizuar nga ekipi i Illyrian Brains, transmeton albinfo.at.

Më shumë se një event – një moment bashkimi për identitetin, krenarinë dhe përkatësinë që na përfaqëson të gjithëve.

Eventi solli në skenë tre shqiptarë frymëzues:

Dr. Andi Binaj – Kryemjek i Institutit të Radiologjisë dhe Tomografisë së Kompjuterizuar në LK Melk, ligjërues në Universitetin KLPU. Me pasionin dhe modestinë e tij na rikujtoi se suksesi i vërtetë vjen kur shëron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.

Brikena Statovci– Menaxhere e Lartë në Programe Korporatash. Shembull i grave lider në teknologji, e cila ndau përvojën e saj duke thyer kufinjtë në ndërtimin e urave mes industrive.

Eno Peçi – Balerin, koreograf në Baletin Shtetëror të Vjenës, Ambasador i Kombit të Shqipërisë, Kryqi i Nderit për Shkencën dhe Artin (Austri), Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut (Republika e Shqipërisë). Ai e ktheu skenën në një simbol të bukurisë, disiplinës dhe krenarisë shqiptare.


Paneli u moderua nga Asetila Koestinger von Sonnenland – Trajnere Biznesi dhe Inovacioni që udhëheq NVM-të drejt suksesit, Stratege në IA, eksperte në Start-up-e, e cila me energjinë e saj bëri sallën të ndihej si një shtëpi e përbashkët ku çdo zë kishte vendin e vet.

Në këtë bashkëbisedim u fol për rrugëtimet e jetës e për sfidat që i formësuan, duke i dhënë eventit kuptim dhe vërtetësi.

Dhe si çdo ngjarje që buron nga zemra jonë kolektive, nuk mungoi as vallëzimi tradicional, një pjesë e pandashme e jona. /Albinfo.at.

 

The post Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains appeared first on Albinfo.